Një pilot britanik është dënuar së bashku me dy persona të tjerë pasi trafikoi me avion katër emigrantë të paligjshëm shqiptarë drejt Anglisë.

Piloti u arrestua në aeroportin Deenethorpe në Northamptonshire në marsin e vitit të shkuar, sapo zbriti nga fluturimi me aeroplanin e tij së bashku me tre burra dhe një grua, të cilët po përpiqeshin t’i shmangeshin kontrolleve të imigracionit.

Hetuesit e britanik zbuluan Richard Styles, 53 vjeç, kishte bashkëpunuar me ish-pilotin dhe shokun e tij të aviacionit Silvano Turchet, 68 vjeç, për të marrë me qira për 1500 £ nga një fushë ajrore në Lincolnshire.

Ata ishin në kontakt me një shqiptar të njohur si ‘Tim K’ i cili dha orientimet që pasagjerët e paligjshëm të Styles ta takonin atë në Belgjikë.

Menjëherë pas arrestimit të Styles, grupi shqiptar u ndalua në një taksi Mercedes të drejtuar nga Vijayakumar Sivakumar. Emigrantët iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

Një gjykatës britanik dënoi Styles me shtatë vjet burg, Turchet me shtatë vjet e gjysmë dhe Sivakumar me katër vjet e gjysmë, ndërsa shqiptarët u akuzuan për shkelje të ligjit të imigracionit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel