Çiftit i kërkohet të shembin shtesën $100,000 me leje, pasi hynte 7cm në kopshtin e fqinjëve në Britani (fotot)

28/04/2023 18:10

Shtesa e re e shtëpisë së familjes Ashraf në Londër rezultoi se kalonte rreth 7 cm brenda tokës së fqinjëve të tyre prandaj janë urdhëruar nga gjykata ta shembin.

Shtesa e ndërtuar me leje atyre u ka kushtuar 80,000 paundë, ndërsa së fundmi iu dorëzuan dhe fatura prej 200,000 paundë nga avokatët.

45 vjeçari Shabaz Ashraf, dhe gruaja 40 vjeçare Shakira, u urdhëruan nga gjykatësi të prishin shtesën e shtëpisë së tyre me vlerë totale 700,000 paundë në Londër, pas ankesës së fiqnjëve të tyre që megjithse disa mund ta konsiderojnë të vogël, ishte gjithsesi një shkelje në pronën e tjetrit.

Fqinjët e të akuzuarve Avtar Dhinjan, Balvinder me të cilët më parë ata kishin qenë miq, denoncuan kalimin prej 7 cm brenda tokës së shtëpisë së tyre, ashtu si dhe çatia e Ashfar që zgjatej rreth 10 cm nga ana e pronës së tyre.

Megjithse pranonin se shkelja ishte e vogël, ata ankoheshin gjithashtu se punimet e fqinjëve kishin shtuar lagështirën në shtëpinë e tyre sepse afërsia mes mureve nuk linte vend për ajrosje.

Gjykata civile e Londrës i dha të drejtë fqinjëve Dhinjans dhe urdhëroi familjen Ashrafs të shembte murin e shtesës.

Gjykatësi Richard Roberts u dha të drejtë atyre duke dënuar fqinjët ‘dorërëndë’ për kalimin e hapësirave.

Çifti Ashraf mbroheshin duke thënë se shtesa ishte ndërtuar në gjurmën e vitit 1970 të shtëpisë, prandaj kishte ndodhr prej 40 vjetësh, kohë e cila u jep atyre ‘të drejtën e zotërimit’ të hapësirës.

Por avokatja Rachel Coyle, e çiftit Dhinjans, tha se rindërtimi i vitit 2019 shkonte përtej gjurmës së shtesës së vjetër dhe kishte bërë dëmtime në pronën e akuzuesve.

Në vendimin e tij gjykatësi tha: “Diçka e trishtë në këtë cështje është se para se njerëzit të ndërtonin shtesa prapa shtëpive të tyre, ata ishin fqinj të mirë dhe jetonin në harmoni”.

Ai urdhëroi të akuzuarit të heqin murin e ndërtuar dhe të paguajnë fqinjët e dëmtuar 100,000 paundë dëmshpërblim, gjysmën e të cilave menjëherë.

FOTO GALERI
3/3
Gjykata civile e Londrës i dha të drejtë fqinjëve Dhinjans dhe urdhëroi familjen Ashraf të shembte murin e shtesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA