Gjatë një bisede Luizi i thotë Deas se e shikon veten në podium me të për çmimin e madh të Big Brother.
Luizi shprehet se do jenë të dy përballë njëri-tjetrit, por do e fitojë ai vetë. Madje i bën dhe një premtimin, që nëse do jenë ata dy finalistët për çmimin e madh, kur ta fitojë do ja ngrejë dorën lart Deas. Edhe Dea i premton të njëjtën gjë.
Luizi ka vazhduar më tej, duke i thënë me Deas i habitur, se si ka mundësi që ajo arriti të futej në finale, duke fjetur me arush. Reagimi i Deas ka qenë i menjëhershëm, ku i thotë se ai do një si Efi që është e bindur se do e fitojë.
Luizi: Në vend të dytë ti, je e kënaqur?
Dea: Po na bën llogaritë tani?
Luizi: Do ta shijosh ti, do ta shijosh atë podin aty, e do ti e di unë.
Dea: Po, po e shijova podin, mos dal në vendin e parë.
Luizi: Po aq mo boll, njëri do e fitojë, të dy në pod do jemi. Ta jap fjalën që në qoftë se jam në pod me ty, do dal fitues, do ta kapi dorën dhe nuk do ta lëshoj.
Dea: Edhe unë ty.
Luizi: E ke premtim, në qoftë se jam me ty aty, do të thotë që do të ta kap dorën kështu dhe shpresoj mos të ikësh, mos mërzitesh.
Dea: Edhe unë po të jem të dy do të ta ngre dorën.
Luizi: Unë ty ta çoj dorën. Ta arrish deri aty, ti duke fjetur me arush, të arrish deri aty?! Çfarë thua ti?
Dea: S’do si unë ti, do si Efi që do të thotë e fitoj me siguri.
Luizi: Tani a jemi duke folur seriozisht apo duam të bëjmë humor.
Dea: Po ti po më nënvlerëson, më thua ti me arush, do të arrish deri aty. Do të ma bësh qejfin me kaq?
Luizi: Bravo të qoftë, e di çfarë do të thotë të flesh me arush dhe të arrish në finale?
Top Channel