Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç ka anuluar pjesëmarrjen e saj në forumin ekonomik të Delphit në Greqi për shkak të qëndrimit të Athinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lajmi u konfirmua nga mediat greke sipas të cilave ky zhvillim vjen menjëherë pas shqyrtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe përkrahjes së saj nga 33 prej 46 anëtarëve si dhe pesë abstenimeve midis të cilëve ishte edhe Greqia.

Mësohet se menjëherë pas votimit ministria e Jashtme në Beograd ka njoftuar Athinën se Bërnabiç nuk do të marrë pjesë në forum, ndërsa pala greke duke kuptuar arsyen nuk ka kërkuar shpjegime. Madje në programin e kryeministres serbe ishte edhe një takim më homologun e saj Mitsotakis, takim që edhe ky është anuluar.

Mediat greke nga ana tjetër theksojnë se qeveria Mitsotakis është duke rrezikuar marrëdhëniet diplomatike me Serbinë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur për televizionin shtetëror serb RTS, ka deklaruar se është i zhgënjyer nga homologu i tij grek dhe qëndrimi i Greqisë në votimin për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Greqia më befasoi. Ministrin nga Greqia e ka nderuar në shtëpinë e tij vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Daçiq, duke iu referuar vizitës së fundit të Dendias në Beograd dhe darkës që ka pasur me presidentin serb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA