Qendra e vizitorëve në Butrint / Shpallet fituesi i konkursit për projekt-idenë

27/04/2023 20:02

“Kengo Kuma & Associates” në Japoni  është studioja fituese e Konkursit Ndërkombëtar për Projekt-idenë e Qendrës së Vizitorëve në Parkun e Butrintit.

Ky konkurs u vel më 21 shtator 2022 dhe pati një jehonë të gjerë ndërkombëtare. Në fazën e parë u paraqitën 41 propozime nga 17 vende të botës, për të ardhur në listën e shkurtër prej 4 finalistësh.

Qendra e re, mbi 1000 metra katrore, duhet të presë dhe orientojë vizitorët, të japë shpjegime për sitin, të përcjellë vlerat  universale të një siti të Trashëgimisë Botërore dhe të jetë porta e Parkut të madh Kombëtar si dhe qendra rajonale për vizitorët për atraksionet e tjera kulturore dhe natyrore në afërsi.

Qendra do të jetë rreth 1.5 kilometra nga hyrja për në qytetin antik.

 

 

 

 

Top Channel