Gazetarët debat në “Top Story” për protestën/ Dudushi: Rama po dialogon në distancë. Koka: Me ata që i tërhoqi zvarrë sot apo me gazin lotsjellës? 02/07 22:24
49.4% e qytetarëve të bashkisë Elbasan do të votonin Partinë Socialiste, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin nesër.
Sipas sondazhit të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë Angi Richerce dhe që po transmetohet në emisionin Top Story, 39.6% e qytetarëve do të votonin koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Vetëm 6.3% e qytetarëve do të votonin Partinë Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn.
832 qytetarë banues në bashkinë Elbasan mbi 18 vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%.
Top Channel