Nuk kanë munguar përplasjet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të kryesuar këto kohë nga Rusia, ku u diskutua situata në Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz, shprehu që në fillim pakënaqësinë për moslejimin e komunikimit në gjuhën shqipe. Ishte kryesuesi i seancës, ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzia, që favorizoi kreun e diplomacisë serbe Ivica Daçiç dhe nuk lejoi Gërvallën të fliste në gjuhën amtare. Ajo ia ktheu përgjigjen.

“Daçiç foli me gjuhën e popullit të tij dhe jo në gjuhën angleze, siç bëjnë të gjithë. Edhe unë dua të flas në gjuhën shqipe, që është gjuha e popullit shumicë në Kosovë, por më është mohuar kjo e drejtë”, tha Gërvalla.

Gërvalla vazhdoi më tej fjalën e saj duke e akuzuar në shqip homologun serb për krime lufte.

“Ivica Daçiç është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive, përdhunime dhe duhet të sillet para drejtësisë, para një gjylate për krime lufte”, shtoi Gërvalla.

Ministri i Jashtëm serb nga ana e tij i mëshoi idesë se marrëveshjet e prodhuara nga procesi i dialogut duhen zbatuar, dhe e vuri thekson në mënyrë te veçante tek krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Është e nevojshme të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ky është mekanizmi i vetëm i mundshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së komunitetit serb”, tha Daçiç.

Gërvalla nënvizoi se Kosova i ka zbatuar gjithmonë ujditë, por është Beogradi tha ajo, që vetëm mashtron. Ajo pati vërejtje edhe për raportin e UNMIK-ut për të cilin tha se ka shumë probleme e nuk e paraqet të plotë realitetin në terren përfshirë angazhimin e Kosovës për paqe, samitin e Tiranës dhe as atë të Berlinit si dhe as marrëveshjet e dala prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA