Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Autori i apasionuar pas motorëve, edhe vrasjen e kreu me këtë mjet (Foto)

27/04/2023 13:14

Personi në foto është Ruben Saraiva, autori portugez i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Gazetarja Brixhilda Deda ka siguruar fotot e Saraivas, i cili është njohës i mirë i motorëve. Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale, ai ka treguar pasionin për motorët. Por në 19 prill, portugezi nuk doli shëtitje me motor, por u nis me mision drejt lokalit të Nikulajt, ku ekzekutoi shenjestrën dhe u largua sërish me motor. Mjeti, i cili duket qartë nga kamerat e sigurisë në zonë, nuk është gjetur ende nga policia.

Vrasjen, Saraiva e kreu në bashkëpunim me të dyshuarit Edmond Haxhia Done, shtetas shqiptaro- britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike;  Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik.

Sipas informacioneve, Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët jetojnë në Angli, ishin në gjak me Nikulajn.  Edmond Haxhia është djali i dajës së tyre dhe dyshohet se ishte ai që porositi vrasësit.

Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel