Dasma e Skënderbeut/ Përkujtohet martesa e heroit kombëtar, festë e përvitshme në Ardenicë

27/04/2023 11:22

572 vite më parë në Manastirin e Ardenicës është organizuar martesa e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut me Donikën.

Për të përkujtuar këtë ditë në të njëjtën datë 26 prill, bashkia e Lushnjës solli traditën e dasmës së tyre.

Dy fëmije, që simbolizonin çiftin në dasmë, të veshur me kostumet popullore të asaj kohe, bënë kurorëzimin e tyre brenda kishës.

Flamuj të principatave shqiptare janë sjellë në kujtesën e dasmës së Skënderbeut në 26 prill 1451.

Në këtë mënyrë i është dhënë mundësi nxënësve të njohin traditën dhe historinë e qytetit të tyre.

Shahin Petritaj, përgjegjës i teatrit Lushnjë, shprehet se ky aktivitet ka si qëllim të mbajë gjallë historinë te brezat e rinj për heronjtë tanë kombëtar.

Kurorëzimi i Skënderbeut do të kthehet në festë të përvitshme për Lushnjën. Ardenica është atraksioni turistik më i rëndësishëm i këtij qyteti, ndaj bashkia është fokusuar t’i kushtojë rëndësi të veçantë promovimit të turizmit në këtë zone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA