Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta Robert Shvarc, përkthyesi dhe njeriu me shije të hollë në kulturën shqiptare u kujtuan në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, mes miqsh dhe familjarësh.
Ky takim u shoqërua me një ekspozitë me fotografi të Robert Shvarc të realizuara nga Roland Tasho. Ai u lind në Sarajevë më 10 dhjetor 1932. Familja e Shvarc u zhvendos në Shqipëri më 1925. Ai ishte një ndër krijuesit më të spikatur në poezi dhe prozë.
Shvarci përktheu disa nga autorët më të mëdhenj botërore në shqip si Remarku, Cvajgu, Gëte, Hajne, Bël, Markez etj. Në Gjermani u bë i njohur si përkthyes i letërsisë shqipe me autorë si Kadare, Agolli, Spahiu, Bushaka, Arapi, Lako, etj.
Ai është shpallur Nderi i Kombit në vitin 2016 nga presidenti i atëhershëm Bujar Nishani.
Top Channel