Përballja Llatja-Boçi për Elbasanin/ Kryetari i Bashkisë në “Top Story”: Ka një zhvillim gjatë gjithë kësaj periudhe

26/04/2023 22:35

Kryetari aktual i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe kandidati i opozitës Luçiano Boçi u përballën në studion e “Top Story” përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Llatja, i cili ka ende në drejtim këtë bashki, u shpreh se Elbasani është zhvilluar shumë dhe investimet nuk kanë munguar.

“Ka një zhvillim Elbasani gjatë gjithë kësaj periudhe, jo vetëm ekonomia. Ne sot po shkojmë drejt një shtëtitoreje fantastike drejt lumit Shkumbin. Është një nga atraksionet kryesore turistike”, tha ai.

Ndër të tjerat në studio u përmend edhe kriminaliteti në këtë qytetet, për të cilin kryebashkiaku theksoi se është komplet një tjetër realitet, ndryshe nga ai që transmetohet nga të tjerët.

“Ka mbi tetë vite që Elbasani është bërë qyteti i bandave dhe drogërave por është komplet një tjetër realitet. Realiteti dhe perceptimi i qytetarëve është komplet tjetër”, shtoi më tej Llatja.

Top Channel