Një Barbie me sindromën Down është kukulla më e re në treg nga Mattel në një përpjekje për ta bërë gamën e saj më të larmishme.

Gjigandi amerikan i lodrave ishte përballur me kritika të mëparshme se Barbie tradicionale nuk përfaqësonte femrat e vërteta. Vitet e fundit ka krijuar kukulla me aparat dëgjimi, gjymtyrë protetike dhe karrige me rrota.

Qëllimi i Mattel ishte që të gjithë fëmijët ta shohin veten në Barbie si dhe të luanin me kukulla që u duken si vetja.

Modelja britanike Ellie Goldstein

Kukulla origjinale Barbie e lançuar në vitin 1959 ka këmbë të gjata, një bel të vogël dhe flokë bionde. Akademikët nga Universiteti i Australisë Jugore sugjeruan se gjasat që një grua të ketë formën e trupit të Barbie ishte një në 100,000 .

Disa aktivistë kërkuan që Barbie të përfaqësonte një imazh më realist të trupit, ndërsa disa njerëz me aftësi të kufizuara thanë se kukullat nuk ishin të ngjashme me ta.

Në vitin 2016 Mattel publikoi “Curvy Barbie”, “Tall Barbie” dhe “Petite Barbie” , si dhe një gamë të gjerë tonesh lëkure që pasqyrojnë shumë etni të ndryshme.

Lisa McKnight, drejtuese globale e Barbie & Dolls në Mattel tha se shpresonte që kukulla e re do të ndihmonte “të mësonte mirëkuptimin dhe të ndërtonte një ndjenjë më të madhe ndjeshmërie, duke çuar në një botë më të pranueshme”.

Mattel tha se ka punuar ngushtë me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down (NDSS) për të siguruar që kukulla e saj e fundit të përfaqësonte me saktësi një person me sindromën Down.

Kukull e re Barbi

Kukulla ka një strukturë më të shkurtër, një bust më të gjatë dhe fytyra e saj është më e rrumbullakët me veshë më të vegjël, një urë të sheshtë të hundës dhe sy në formë bajame, të cilat të gjitha mund të jenë karakteristika të vajzave që kanë sindromën gjenetike.

Fustani me mëngë të fryra është i verdhë dhe blu, ngjyra që lidhen me ndërgjegjësimin për sindromën Down.

Kukulla ka gjithashtu një varëse rozë me tre chevronë lart që përfaqësojnë tre kopjet e kromozomit të 21-të, materiali gjenetik që shkakton karakteristikat që lidhen me sindromën Down.

Ajo gjithashtu ka të vendosura ortotikë të këmbëve ngjyrë rozë për t’u përshtatur me veshjen e saj pasi disa fëmijë me sindromën Down përdorin ortotikë për të mbështetur këmbët dhe kyçet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA