Zëdhënësja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny ka thënë se ai është rikthyer në izolim.
Navalny, i cili përballet me akuzat për terrorizëm, u paraqit sot në një gjykatë të rrethit ruse përmes një video-lidhjeje. Kritiku i Kremlinit po vuan tashmë 11 vjet e gjysmë burg me akuza që përfshijnë mashtrimin dhe shpërfilljen e gjykatës, dhe nëse shpallet fajtor do të mund të dënohet me 30-vite të tjera burg.
Përmes një mesazhi në mediat sociale, zëdhënësja Kira Yarmysh tha se kritiku i Putinit është rikthyer në izolim për 15 ditë të tjera.
“Kjo është hera e 14. Ai tani do të kalojë gjithsej 158 ditë atje”, shkruan Yarmysh.
Zëdhënësja e Navalnyt tha se të burgosurit zakonisht lirohen pasi kanë kaluar një natë në izolim, por liderit të opozitës ruse “i është dhënë një tjetër dënim pa u liruar fare nga qelia e izolimit”.
Top Channel