Një nga mikeshat më të vjetra të Freddie Mercury, po e rikthen edhe një herë në vëmendje këngëtarin legjendar me vendimin e saj për të nxjerrë në ankand një koleksion intim prej 1,500 artikujsh që i përkasin yllit të ndjerë të Queen, duke përfshirë disa nga tekstet e tij të shkruara me dorë dhe kostume skenike.

Mercury e krijoi koleksionin mbi 30 vjet dhe mbajti gjithçka në shtëpinë e tij në perëndim të Londrës. Kur ai ndërroi jetë në vitin 1991, shtëpinë dhe gjithë çfarë kishte brenda ia la Mary Austin-it.

“Koleksioni ju çon më thellë brenda tij si individ, brenda njeriut që unë njoha,” tha Austin.

Një portret i piktorit francez Tissot ishte vepra e fundit e artit e blerë nga Mercury, një muaj para se të vdiste. Ajo ishte varur në murin përballë të dhomës së ndenjes në mënyrë që këngëtari i madh ta kundronte i ulur nga divani. Vlera e pikturës llogaritet të variojë nga 400,000-600,000 paundë.

“Që këtu mund të krijoni një ide të qartë mbi shijet e tij”, u shpreh Austin për BBC.

“Është një koleksion shumë inteligjent, i sofistikuar”, shton ajo.

Një nga objektet kryesore që do të paraqiten në ankand është dhe teksti i shkruar me dorë prej tij i njërit prej himneve më të mëdha të  Queen, We Are The Champions, që përfshin dhe harmonitë e akordet.

Dorëshkrimi pritet të shitet për 300 mijë paundë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA