Kanosën dy persona dhe u dëmtuan me sende të forta automjetin, arrestohet 30-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtorët

26/04/2023 11:33
Foto Ilustruese

Finalizohet operacioni policor për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për dy ngjarje të ndodhura muajt e fundit, në Pogradec.

I arrestuar është 30-vjeçari, me inicialet M. Xh., i cili në bashkëpunim me dy vëllezër, kanosi 2 qytetarë dhe u dëmtoi me sende të forta automjetet e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 1 mars, dhe personi i dëmtuar është një 37-vjeçar, të cilit i thyen xhamat e automjetit. Dhe më 18 prill, kur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, për motive të dobëta, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre, automjetin e një 39-vjeçari, të cilin e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Polica po vijon punën për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve, shtetasve B. S. dhe S. S., me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA