13/01 20:21
Një kafshë e cila i përket familjes së drerit e quajtur moose ose ndryshe dre brilopatë, është parë pranë një banaku në një kinema në Kenai, Alaskë, SHBA.
Kjo kafshë hyri në hollin e kinemasë dhe filloi të hante kokoshkat që ndodheshin në një banak, duke shkaktuar habi tek një punonjëse.
Pasi i mbaroi kokoshkat, ajo u largua menjëherë nga kinemaja.
Kinemaja postoi në Facebook pamjet kur ky vizitor u shfaq brenda me mbishkrimin: Të gjithë i duan filmat, siç u dëshmua nga një mysafir i papritur në ambientet tona mbrëmë.
Top Channel