E dashura modele e boksierit burgoset për pastrim parash, shefja e rrjetit ende në kërkim (fotot)

26/04/2023 15:32

E dashura modele e boksierit britanik Joe Calzaghe pritet të burgoset për rolin e saj në një rrjet trafiku prej më shumë se 104 milionë paundë, teksa policia thotë se është ende në kërkim të kryetares së rrjetit të pastrimit të parave.

44 vjeçarja Jo-Emma Larvin, kishte fshehur 5 milionë paundë në valixhen e saj teksa fluturonte në klasin e biznesit nga Londra drejt Dubait në dy udhëtime.

Në udhëtimin e parë modelja, e cila ka qenë për gjashtë vjet e dashura e Calzaghe deri në 2009, kishte fshehur £2.2 milionë në shtatë valixhet e saj, teksa udhëtonte bashkë me 27 vjeçaren Amy Harrison.

I dashuri i saj, boksier nga Uellsi, nuk konsiderohet i përfshirë në trafik.

Larvin dhe partneri saj i ri Jonathan Johnson, 55 vjeç, fluturuan nga aeroporti i Londrës  Heathrow me 2.8 milionë paundë të fshehura në valixhe në shtator 2020, duke përdorur objekte të pushimeve për të fshehur paratë.

Trafikantët besohet se ishin paguar 3,000 paundë për trafikun e parave si dhe pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, u tha në gjykatë.

Ato ishin rekrutuar nga drejtuesja e rrjetit të trafikut Michelle Clarke, 42 vjeçe, e cila është ende në kërkim nga autoritetet në Dubai.

Anëtarët e grupit fluturonin në klasin ‘biznes’ që u lejonte të merrnin më shumë bagazhe me vete, teksa kartmonedhat angleze e skoceze i fshehnin në valixhet që i kalonin në ‘check-in’.

Kështu ata bënin kontrollet në fund, duke reduktuar shanset e kapjes.

Në gjykatë u tha se ata deklaronin paratë e thata pasi mbërrinin në Dubai, duke dorëzuar një autorizim nag një kompani e quajtur Omnivest.

Larvin mohon shkeljet e ligjit duke thënë se besonte se po transportonte para për ambasadën e Emirateve në Britani.

Por ajo dhe Johnson, u shpallën fajtorë për largimin e aseteve kriminale nga Britania.

Në mesazhet e tyre Larvin i shkruante Johnson se “kam rënë brenda”.

Ndërsa Johnson rapotohet se i përgjigjej: “Duhet të jesh shumë e kujdesshme. Më pëlqen kjo punë por është kërcënimi i hekurave,” duke iu referuar burgut.

Larvin tha në gjykatë se ishte vendimi më i gabuar pranimi parave.

Hetuesit britanikë që zbuluan çështjen thanë se rrjeti i trafikut kishte dërguar ilegalisht nga Londra në Dubai më shumë se 100 milionë paundë në rreth 80 fluturime.

Larvin e Johnson  shpallën fajtorë bashkë me Beatrice Auty, nga Fulham, dhe presin dënimin.

Trafikanti Abdulla Alfalasi, 48 vjeç nga Dubai, u burgos për nëntë vjet verën e kaluar pas arrestimit në një apartament luksi në qendër të Londrës.

Konsulentja e punësimit Tara Hanlon, 32 vjeçe, e përshkruar si një “sozi e Kim Kardashian “, u burgos për tre vjet në 2022 për të njëjtat akuza.

Amy Harrison mori të njëjtat akuza si Larvin, Johnson Auty, dhe presin dënimin në seancën e mëvonshme.

FOTO GALERI
2/9
Ish i dashuri i saj, boksier nga Uellsi, nuk konsiderohet i përfshirë në trafik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA