Artistja e fundit që përfaqësoi Rusinë në Eurovision, para se vendi të skualifikohej nga konkurrimi, Egor Shabanov ka publikuar sot një këngë të re.
Kënga, i titulluar “Standing Between Two Walls”/ “Duke qëndruar mes dy mureve”, është një “dëshmi” e situatës aktuale për artistët dhe gratë në vend.
31-vjeçarja, e cila është një personazh publik në Rusi, vitin e kaluar u përfshi në lista të ndryshme artistësh të “ndaluar” dhe “të padëshiruar”, pas publikimit të këngës së saj Soldier, e cila u pozicionua kundër luftës.
Shabanov tha se puna për këngën e saj të fundit ishte momenti më i vështirë gjatë gjithë karrierës së saj muzikore.
“Kishte shumë dhimbje, frikë dhe pasiguri. E shkrova këtë këngë me ndihmën e njerëzve të ndryshëm dhe kjo ishte një sfidë – të ruash unitetin, në mënyrë që kënga të ketë në fund kuptimin e të qenit i bashkuar”– tha ajo.
Sipas Shabanov, kënga është një himn për të nxitur njerëzit të thonë të vërtetën dhe të luftojnë për paqen dhe lirinë, pavarësisht nga kombësisë. Manizha mori nënshtetësinë ruse pasi nëna e saj u zhvendos në vend pasi u arratis nga lufta civile në Taxhikistan. Për një kohë të gjatë, familja e saj mbeti refugjatë në Rusi.
Top Channel