Gazetarët e Fiksit dorëzojnë në ZVA Bulqizë dy regjistra, i mbante ish mësuesja në shtëpi.

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një ish mësueseje zëvendësuese  që figuronte sikur ka punuar 5 ditë në vitin e shkuar shkollor, ndërkohë që nuk kishte punuar asnjë ditë. Kjo gjë e pengonte të merrte pagesën e papunësisë për atë vit.

Për këto ditë pune ajo nuk ka një kontratë  apo akt marrëveshje.

 “Kam shkuar shumë herë në zyrën Arsimore Bulqizë, kam bërë dhe kërkesa që të më përgjigjen pse më hoqën pas 5 ditëve dhe të ma shkruajnë në librezë, por ato nuk e bëjnë”, thotë Lavdie Xheka, ish mësuese.

Gjatë bisedës me gazetarët këta të fundit vënë re se znj. Xheka në dosjen ku mbante dokumentet e saj kishte dhe dy regjistra të shkollës fillore Gjoricë, shkollë në të cilën ka qenë mësuese për disa vite, me kohë të plotë dhe së fundmi si zëvendësuese.

Kështu gazetarët e pyesin përse i ka marrë regjistrat duke qenë se kjo nuk është e lejuar, por ajo thotë se për shkak të mosmarrëveshje dhe nga inati personal me drejtorin ajo mori regjistrat.

“Është detyrë e drejtorit t’i ruaj regjistrat, i kam gjetur në klasë, një përgjegjëse më tha janë të vjetër, ndaj i mora”, thotë znj. Xheka , ndërkohë regjistrat ishin të vitit shkollorë 2021-2022. Vit në të cilin mësueses zëvendësuese i ishin shënuar 5 ditë punë fiktive.

Lavdie Xheka i drejtohet ZVA Bulqizë dhe në një takim me juristen ajo i plotëson librezën e punës pa u bazuar në asnjë kontratë apo marrëveshje pune.

Ajo firmos dhe drejtori vulos, punën 5 ditore të mësueses, punë e cila nuk është paguar, por i rezulton në sistem dhe e pengon të marrë pagesën e papunësisë.

Kjo shkelje tjetër ligjore përveç deklarimit 5 ditorë te zyra e punës, nga drejtori i zyrës arsimore justifikohet si gabim i juristes meqë është e re në detyrë.

Gazetarët e Fiksit përveç përgjigjes për rastin, dorëzojnë në ZVA dy regjistrat.

Për drejtuesin e kësaj zyre z.Fatos Muha, kjo është fatale dhe nuk duhet kurrësesi këto regjistra të dilnin nga shkolla. Ai telefon drejtoreshën aktuale të shkollës, kjo e fundit i thotë drejtorit disa herë se kjo është e pamundur të ndodhë në shkollën që ajo drejton.

Më pas Drejtori i ZVA-së i drejtohet gazetarëve të Fisit se  këtë çështje do e denoncojë.

Ndërkohë për rastin e mësueses fajëson ish drejtorin që ka bërë marrëveshje 5 ditore dhe juristen që e hodhi në librezë. Pyetjes së pse ai ka hedhur vulën, ai e justifikon duke thënë se verifikimin e bën juristja.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA