Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Rezultati u votua me nëntë vota pro dhe një abstenim nga ana e Gordana Laban Zuviç e Listës Serbe.

Lëvizja Vetëvendosje u shpall fituese në Leposaviç e Mitrovicë të Veriut.

“Lulzim Hetemi konsiderohet si fitues i zgjedhjeve me 73.5 për qind. Erden Atiq është fitues me 66.9%“, njoftoi kryetari i KQZ-së.

Partia Demokratike e Kosovës u shpall fituese në Zubin Potok dhe Zveçan.

“Izmir Zeqiri shpallet fitues me 52.2%. Ilir Peci shpallet fitues me 59%”.

Komisioni i Zgjedhjeve shpalli edhe rezultatet për asambletë komunale në Zveçan dhe Leposaviç. Në Zveçan, 11 ulëse fitoi Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje mori 8 ulëse.

Kjo parti 15 ulëse mori në Leposaviç, ndërkohë që PDK-ja mori 2 ulëse dhe dy partia e serbëve të Kosovës.

24 orë kohë kanë kandidatët e këtyre zgjedhjeve për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Pas kësaj është edhe një ditë kohë për ankesa në Gjykatën Supreme e cila po ashtu ka tre ditë kohë për të nxjerrë vendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA