Pas pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Europës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shfaq i nervozuar me të gjitha ato shtete që votuan pro.

Vuçiç paralajmëroi se vota pro e Malit të Zi, por edhe e vendeve të tjera, do të ndikojë në raportet mes tyre.

 “Nëse mendoni se jemi të kënaqur me vendimet e Malit të Zi apo të tjerëve, sigurisht që nuk jemi dhe sigurisht që kjo ndikon në marrëdhëniet që kemi. Do të ishte budallallëk, do të ishte anormale, do të ishim të papërgjegjshëm, do të ishim joserioz, nëse do t’i thoshim vetes, nuk ka problem, çfarë rëndësie ka, kjo është e mrekullueshme sepse mund të kishit abstenuar. Dje abstenimi ishte njësoj si votimi për pranimin e Kosovës ishte njësoj, mund të kishit treguar të paktën pak vëmendje ndaj Serbisë, por nuk deshe të tregonit aspak vëmendje ndaj Serbisë”, tha Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë.

Kreu i shtetit serb shprehu vlerësime për 7 vendet që u rreshtuan kundër kërkesës së Kosovës.

 “Vendimi i Hungarisë është i papritur dhe i jam pafundësisht mirënjohës kryeministrit hungarez Viktor Orban për marrjen e një vendimi të tillë. E luta të shtunën nëse mund të merrte në konsideratë qëndrimin e Serbisë, duke pritur dhe shpresuar që hungarezët të abstenojnë nga votimi, ata u treguan si miqtë më të mëdhenj të Serbisë, ata votuan kundër dhe mirënjohja ime e pafund për kryeministrin Orban.

 Vendet e tjera që votuan kundër Kosovës janë Spanja, Qipro, Rumania, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia. Surpriza e këtij votimi në fakt ishte Hungaria e cila votoi kundër edhe pse e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Greqia një vend I BE që nuk e ka njohur pavarësinë, abstenoi duke mos e penguar Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA