Vrau gruan e tij 19-vjeçare, gardianët e burgut: Pilotit grek i vijnë letra dashurie nga admirueset

25/04/2023 13:20

Piloti grek që mbyti gruan e tij për vdekje, po merr letra dashurie në burg nga admiruesit.

Babis Anagnostopoulos, 34 vjeç, vrau Caroline Crouch, 19 vjeçe, nga Britania, në shtëpi, para syve të vajzës së tyre Lydia.

Më pas ai vrau qenin e tyre që të dukej sikur kishte ndodhur një grabitje. Ai pretendoi se hajdutët ia kishin mbytur gruan, por gënjeshtrat e tij u zbuluan shumë shpejt.

Anagnostopoulos aktualisht po vuan një dënim me 27 vjet burg, më i rrepti i mundshëm sipas ligjit grek, pasi u shpall fajtor në maj të vitit të kaluar. Aktualisht ai është duke apeluar dënimin e tij.

Gardianët e burgut sipas mediave të huaja, janë të habitur nga letrat që i vijnë në burgun e sigurisë së lartë në Malandrino, nga fanset e tij.

“Sipas protokollit, ne lexojmë, gjithë letrat postare që vijnë dhe kemi mbetur të habitur. Ato janë shkruar nga gra greke, të cilat thonë se janë të dashuruar me të. Ato besojnë se ai është i pafajshëm, se vrasja e Crouch nuk ishte e paramenduar dhe gjithçka ndodhi në kohën e duhur”, tha një roje në kushte anonimiteti për The Sun Online.

Gjatë gjyqit të tij vitin e kaluar, një grup grash ishin mbledhur jashtë gjykatës për të treguar mbështetjen e tyre për të.

“Kurrsesi nuk e justifikoj atë që ai bëri,” tha Evaggelia Selekou, 52 vjeç, për The Times. “Por ai është mjaft i pashëm dhe i guximshëm, dhe jam 100 për qind i sigurt se Babis veproi me inat.”

Një grua tjetër e moshës së mesme tha: Ai është mjaft i ndjeshëm, jo narcisi që e paraqesin. Unë mendoj shumë për të. Kam mbledhur fotografitë e tij dhe i kam ngjitur në murin e dhomës time të gjumit. Po të mundesha, do të përpiqesha ta vizitoja në burg. Unë jam e shqetësuar se nuk do durojë dot qëndrimin në burg. Kam frikë se ai mund të presë kyçet e duarve ose diçka tjetër.

Anagnostopoulos doli sot në Gjykatën e Apelit në pranga, teksa u përpoq të zvogëlonte dënimin e tij, por seanca u shty për shkak se avokati i tij Alexandros Papaioannidis ishte i sëmurë.

Javën e kaluar, babai i Caroline, i lindur në Liverpool, David, përsëriti se prioriteti i tij në jetë ishte të rriste Lydia e cila është 3 vjeç.

Ajo po jeton në Filipine me nënën e Caroline, Susan dhe një familje tjetër. Sipas një vendimi gjyqësor, prindërit e Anagnostopoulos lejohen të flasin me të vetëm për një orë në javë përmes SKYPE ose mjeteve të tjera elektronike.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA