Veliaj: Disa e kanë luksin të lozin me trena dhe autobusë lodra nëpër banaqe televizionesh, disa duhet të jenë në terren duke punuar

25/04/2023 11:52

Në një intervistë për Top News, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se teksa kundërshtarët luajnë me lodra nëpër studio televizive, ai vetë është në terren duke bërë punë.

“Disa e kanë luksin të vijnë nëpër studio me lodra dhe të luajnë studio më studio, banak më banak, sepse jeta kështu është ndarë. Disa duhet t’i bëjnë këto punë prej vërteti. Ju kujtoj që ishte Ursula von der Leyen dhe Sharl Mishel me kryeministrin, dy udhëheqësit e BE-së që ishin duke inspektuar në Vorë, aty ku ka ardhur transheja e hekurudhës Tiranë – Rinas. Po! Do të ketë një tren elektrik, por sigurisht nuk bëhet duke luajtur si fëmijë nëpër studio dhe nëpër banaqe.

Unë besoj se vendimet merren nga të rriturit dhe nga njerëzit që dinë të bëjnë një projekt, ta financojnë dhe pastaj ta zbatojnë; ne e kishim atë projekt, tashmë e kemi financuar, është financimi i BERZH-it dhe fondet e BE-së, të cilat nëpërmjet Ministrisë së Transporteve sot janë kontraktuar. Mënyra sesi funksionin është që te kthesa e Kamzës, terminali i bashkisë, do të ndahet me terminalin hekurudhor. Kjo do të thotë që tani që kemi fituar gjyqin, kemi saktësuar terrenin dhe tokën, kemi bërë edhe garën, fillon gjysma e bashkisë për të përgatitur terminalin e autobusëve tek kthesa e Kamzës.

Sistemi multimodal do të thotë që dikush vjen me tren nga Rinasi dhe pastaj merr autobusin për të shkuar në një qytet tjetër. Ose vjen nga një qytet tjetër me autobus dhe pastaj transferohet me tren për Durrës, ose për Rinas. Ndërkohë që stacioni qytetas është stacioni që do ndjekë paralelisht rrethrrotullimin e Shqiponjës deri tek “Bulevardi i Ri”. Sepse ajo është gjurma që tashmë po hapet, aty ku është shkolla “Andrea Stefani” dhe lidhet kthesa e Kamzës me transhenë e unazës së madhe dhe tek “Bulevardi i Ri”, kthehet vetëm për një stacion qytetas. Në atë moment treni operon vetëm në mënyrë elektrike”, sqaroi Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA