Olta Gixhari, e ftuar mëngjesit e sotëm në “Wake Up”, ka folur për qëndrimin në “Big Brother VIP” dhe përjetimet e saj pasi doli nga shtëpia.
E pyetur nëse është penduar që doli nga “Big Brother”, Olta u shpreh se nuk është penduar, por 10-ditshi i fundit brenda shtëpisë ka qenë më i vështiri i jetës së saj sepse ishte përballë disa pikëpyetjeve të mëdha, nëse do duhej të vazhdonte lojën apo të dilte sepse po digjej nga malli për djalin dhe bashkëshortin e saj.
Olta Gixhari: 10-ditëshi i fundit, se kam marrë shumë komente dhe kam dëgjuar shumë mendime që kam qenë e mërzitur se s’më fliste Luizi ditët e fundit. Ne i kishim lodra më flet, s’më flet, nuk ishin aq të vërteta.
Neada Muçaj: Menduan që strategjia e Luizit të nxori ty nga shtëpia.
Olta Gixhari: Jo e di shumë mirë ai që nuk është ashtu. Unë kam qenë duke marrë vendimin, 10-ditëshi i fundit ishte në kokën time të rri, të iki, të vazhdoj, të mos e bëj, por edhe pak ka mbetur. Domethënë ishte ky dyluftimi i mes nënës dhe Oltës lojtare.
Kjo ka qenë periudha ime absolutisht më e vështirë dhe kanë qenë ndër 10 ditët më të vështira të jetës sime që vetëm qaja, vetëm rija në cepa. Ky ishte përjetimi i vërtetë sepse po më digjej shpirti që të shkoja tek djali dhe tek Dori dhe nga ana tjetër doja të vazhdoja, ta kapja me thonj atë muajin e fundit, të vazhdoja të zvarritesha dhe pak dhe pak, nga ana emocionale flas që ta shtyja dhe një ditë pa çunin, dhe një ditë tjetër…
Për mua kishte filluar numërimi mbrapsht dhe nuk deri ditën që kam marrë vendimin, që ka qenë një ditë para, ka qenë e premtja. Ajo ka qenë përfundimtarja. Kanë qenë absolutisht ditët më të vështira të jetës sime dhe ka qenë vendimi më i vështirë i jetës sime dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë rrija mënjanë etj, etj.
Top Channel