Takimi me strukturat, Alibeaj “mea culpa” nga Gjirokastra: PD ka përgjegjësinë e saj për situatën në 10 vitet e fundit

25/04/2023 16:01

Kreu i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë një “mea culpa” për humbjet e njëpasnjëshme të PD-së në 10 vitet e fundit.

Gjatë një takimi me strukturat e PD-së Gjirokastër, Alibeaj deklaroi se “PD ka pjesën e saj të përgjegjësisë se përse 10 vitet e fundit, po marr nga 2013 e këtej që nuk arritëm dot të bënim atë që shqiptarët, pjesa elitare, ajo pjesë e shoqërisë që nuk shkonte të votonte që abstentonte, që rrinte në shtëpi. Apo më keq në mungesën e alternativës, në një situatë të rëndë ekonomike bën dhe zgjedhjen ekstreme, ikën nga vendi.”

Alibeaj bën përgjegjëse qeverinë për largimi në masë të shqiptarëve jashtë vendit.

“Dhe kjo është një situatë që ne që merremi me politikë, jemi te angazhuar do duhet të analizojmë. Çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët. Pse ikin shqiptarët sot? Ikin për shkak të regjimit të Edi Ramës, ikin për shkak të presionit, ikin për shkak te ekonomisë së çmimeve të larta, ikin për shkak të mungesës së rendit, të sigurisë. Ikin per shkak te mungesës së shtetit. Ikin, por ne fakt do duhet te shohim dhe te bejme nje reflektim dhe nga vetja ne si PD. Cfare ka që nuk shkon dhe tek ne. A mos ndoshta as ne nuk ishim joshës m, te besueshëm tek elektorati. Që për shkakun tonë të qëndronin, të luftonin të përballeshin dhe të rrëzonim regjimin.

Dhe  është e mira dhe serioziteti i politikës e do që kur je i futur në politikë të fillosh dhe të analizosh një herë veten dhe pastaj kundërshtarin. Sot janë te gjitha arsyet që ky regjim i Edi Ramës duhet rrëzuar këtu besoj biem dakort. Biem dakort. Ajo që thashë pak më pare, mungesë shprese, ekonomia me rëndë se asnjë here tjeter, cmimet në kulm, papunësia si asnjë herë tjetër. Fytyra të pezmatuara sheh jo vetëm në Gjirokastër, por në Tiranë, në Shkodër e kudo tjetër.

Një popull që nuk qesh, një popull i pezmatuar, një popull i zymte për shkak të situatës. E kjo do na duhet të na bëjë te mendojmë. Ky popull, kjo shoqëri, ky elektorat do duhet, duan nje orë e më parë ta rrëzojnë ta përmbysin këtë situatë. Situatë e shkaktuar prej politikes, në qender por edhe ne bazë në pushtetin vendor. Duan, por kërkojnë dhe faktin tjetër që të kenë nje alternativë. Të kenë një alternativë që të ngrihen ditën e diel nga shtëpia, të rinj dhe të reja ato qe kane ngelu se ato qe ikën, ikën. Zonja dhe zotërinj, pleq dhe plaka të ngrihen dhe të kerkojnë të drejtën e tyre te votës. Të votës kunder regjimit. Por për ta berë këtë duhet të kenë arsye, te kenë një model, të kenë një fytyrë të një partie politike që mund tu ngjallë vetëm shpresë. Këtë mund ta bejmë vetëm ne. Këtë mund ta bëjë vetëm PD dhe askush tjetër”- tha Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA