Si nëpër filma! Piloti del nga dritarja e avionit, stafi përpiqet ta shpëtojë duke e mbajtur nga këmbët

25/04/2023 13:51

Një pilot i British Airways ka dalë nga dritarja e kabinës së avionit të tij pasi xhamat u thyen. Ekuipazhi i avionit u përpoqën që ta mbanin atë duke e kapur në këmbë që të mos fluturonte dhe të humbiste jetën.

Incidenti, i cili ndodhi më 20 qershor 1990 dhe shkak u bë përdorimit i bulonave të gabuara në montimin e xhamit të përparmë të avionit.

Avioni kishte 13 minuta në fluturimin e tij nga Birmingham në Malaga, kur dy nga xhamat e kabinës u thyen.

Anëtari i ekuipazhit të kabinës Nigel Ogden ishte në kabinë në momentin që kapiteni Tim Lancaster doli nga dritarja. Një stjuardes arriti të kapte këmbët e kapitenit, pak para se ai të zhdukej plotësisht.

Duke folur për Sydney Morning Herald, Nigel tha: Kishte një shpërthim të madh. Pashë xhamin e përparmë që ishte zhdukur dhe Tim, piloti, po dilte përmes saj dhe gjithçka që mund të shihja ishin këmbët e tij. Kërceva mbi kolonën e kontrollit dhe e kapa rreth belit për të shmangur daljen e tij plotësisht.

Forca i dobësoi krahët e Nigelit dhe po frikësohej se do të humbiste kontrollin, por një stjuardes tjetër  John Heward, mbërriti në vendngjarje dhe arriti të kapte rripin e Timit.

Nigel shtoi: Fytyra e tij po përplasej me dritaren dhe po i rridhte gjak nga hunda dhe nga ana e kokës.

Bashkëpiloti Alistair Atchison kishte marrë kontrollin e avionit dhe i udhëzoi kolegët e tij që të mos e linin Timin të dilte nga avioni. Nëse ai do kishte dalë nga dritarja do kishte vdekur, por trupi i tij do t’i kishte shkaktuar dëme serioze edhe aeroplanit.

Alistair fillimisht kreu një zbritje emergjente dhe arriti ta drejtonte aeroplanin në një lartësi, ku ekuipazhi dhe pasagjerët mund të merrnin frymë.

Oficeri i parë më pas u përgatit të bënte një ulje emergjente, me kolegët e tij që ende e mbanin kapitenin nga dritarja.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin e Southampton dhe Tim u dërgua në spital. Ai i mbijetoi sprovës, duke pësuar disa fraktura dhe mavijosje, së bashku me ngrirjen. Të gjithë pasagjerët në fluturim ishin të padëmtuar.

Sipas një raporti nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, një montues kishte përdorur bulonat e gabuara për të siguruar xhamin e përparmë 27 orë përpara fluturimit.

Ekuipazhi i plotë u kthye në punë brenda disa javësh nga incidenti, ndërsa Tim fluturoi vetëm pesë muaj më vonë.

Nigel iu dha Lavdërimi i Mbretëreshës për shërbimin e vlefshëm në ajër.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA