Rama, fushatë në Fier dhe Roskovec/ Kryeministri sulmon koalicionin e “zorrës qorre”

25/04/2023 19:38

Fushatës së gjelbër të socialistëve në Roskovec siç tregoi kandidatja Majlinda Bufi, iu bashkua edhe një mbështetës i PD.

Edi Rama shpjegoi se përse duhet bërë kujdes me votën e 14 Majit.

“Unë di t’ju them kaq. Mos e lodhni kokën fare dhe çfarë keni rreth e rrotull aty, komshi, miq, shokë, janë çfarë janë merrini në 14 maj, votoni këtë Kërkesa Bufin dhe për 4 vitet e ardhshme do bëjmë 4 herë më shumë për Roskovecin”, tha Rama.

Sheshi i Fierit, kryeqytet i  PS, ishte mbushur me gra e vajza, në mbështetje të Armando Subashit drejt një mandati të dytë.

“Kandidatët e tyre janë kandidatë të zorrës qorre…e pa pranueshme…..i bën ata të parespektueshëm jo vetëm për Fierin por edhe gjithë Shqipërinë”, tha ai.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA