Shikoja fshehurazi pacientët e tjerë për të kuptuar nëse edhe ata po trajtoheshin aq mirë sa unë, tregon kryeministri Edi Rama për ditët kur qëndroi në QSUT, ku kreu ndërhyrjen për heqjen e apendicitit.
Në podcasti-in që zhvilloi me mjekët që kryen ndërhyrjen kirurgjikale, Rama shprehet:
“Më ka bërë një përshtypje të jashtëzakonshme stafi juaj i infermierëve, i infermiereve. Domethënë nuk e di, një shërbim dhe gjëja që bëra, ju thoja vazhdimisht “të shkoj pak në banjë, të shkoj në banjë” dhe më thoshin: “jo, jo nuk ka nevojë se është kartoteri, s’ka nevojë”, ishte fiksimi për të parë tinëz në radhën e shtretërve ku shërbeheshin pacientët e tjerë dhe për të kapur detaje sado të vogla nëse infermierët bënin të njëjtën gjë, por në fakt pastaj u desh në fund fare ta mësoja se ato që ishin aty në fakt ishin infermiere që i shërbenin dhe atyre”.
Mjekët e siguruan kryeministrin se në reanimacion shërbehet me cilësi dhe të gjithë marrin trajtimin e duhur.
“Aty shërbehet me cilësi të lartë falë një grupi infermieresh të reja të cilat kanë filluar ditën e punës me spitalin e ri ku vet jemi munduar si mjek specialistë për t’i mësuar ato pasi ende nuk kishin informacion apo aftësinë e duhur për të punuar në reanimacion. Dhe tani ato janë të zonjat që të trajtojnë të gjithë të sëmurët me dashuri dhe duke u mbështetur nga një sërë aparatesh të cilët aty në reanimacionin tonë nuk mungojnë, mirëmbahen dhe gjithmonë kujdesen për të siguruar shërbimin te pacientët, por edhe për të mirëmbajtur ambientin dhe gjithçka që është në reanimacion”.
Vetë kryeministri nuk e ka operacionin dhe kërkon të dijë më shumë nga mjekët kirurgë.
Kryeministri Edi Rama: Unë gjatë operacionit nuk ju pashë por roli juaj kam përshtypjen ka një kërkesë psikologjike të madhe se ju jeni ata që të vendosni në gjumë, por jeni ata që duhet të ktheni, pra të nisni për një botë ku nuk sheh as ëndrra dhe pastaj duhet të ktheni mbrapsht!
Prof. Krenar Lilaj: Anestezia është një proces i komplikuar, shumë i komplikuar krahasuar me kirurgjinë. Në qoftë se kirurgjia është e vështirë.
Kryeministri Edi Rama: A t’u duk sikur kishte pak emocione?
Prof. Krenar Lilaj: Nuk besoj.
Kryeministri Edi Rama: Mirë pra, siklet, ti e quan siklet.
Prof. Krenar Lilaj: Në momentin që morëm informacionin që ishit me apendicit, sigurisht u stresuam pak sepse kirurgjia apo mjekësia në përgjithësi nuk është shkencë ekzakte, përgjegjësia ishte e madhe dhe subjekti ishte i vështirë. Subjekti ka të bëjë shumë.
Kryeministri Edi Rama: Po pse ishte i vështirë? Unë u solla normalisht, kam përshtypjen.
Prof. Krenar Lilaj: Përveç përgjegjësitë të subjektit por është ndryshe në anestezi të menaxhosh një njeri me peshë normale dhe ndryshe një pacient 1.98 m, 124 kile.
Kryeministri Edi Rama: Më i madhi i kuajve për t’u shtrirë përtokë, patjetër.
Prof. Krenar Lilaj: Kështu që ishte e vështirë. Ne ndërtuam me Sajmirin së bashku një plan anestetik. Fatmirësisht, u shfaqët në ekran disa ditë ose të gjitha ditët ku ne prisnim që të vinte puna deri në operacion dhe sa herë shihja në ekran, mendoja si do ta menaxhojmë këtë njeri. Megjithatë, njeri jeni, qenie humane, kështu që ne jemi të aftë të menaxhojmë edhe qenie humane të një rëndësie të tillë, peshe të tillë dhe…
Top Channel