Posterat elektoral të Partisë Socialiste, ku Edi Rama shfaqet i buzëqeshur, duke lënë pas kokë ulur Ilir Metën dhe Sali Berishën kanë zemëruar kreun e Partisë së Lirisë.
“Kandidatët tanë jo vetëm janë fitues dhe udhëheqin bindshëm këtë garë, por për fat te keq nuk kanë kandidat përballë dhe i vetmi është një Gogol që shpik postera, për shkak të overdozës, për shkak se e ka të pamundur të trukojë ndeshjen“, tha Meta.
Ndeshjen me interesante, Ilir Meta e pret në Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Tiranë.
“Kudo kandidatët tanë udhëheqin, pasi kanë ardhur në një proces zgjedhjesh, jo emërimesh. Super kandidati jonë në Tiranë, Belind Kellici, në Durrës Igli Cara dhe në Elbasan super kandidati Boci”.
Edhe pse i etiketon te tre si super kandidatë, Ilir Meta bastin e tij politik e ka në Tiranë me kandidatin Belind Kelliçi, i cili si kartë elektorale krahas transportit falas ka dhe uljen e taskave ne kryeqytet.
“Kemi në plan për ta përgjysmuar tarifën e hapësirës publike, do ta bëjmë gjysmë nga sa e ke tani. Edhe tarifën e pastrim gjelbërimit do ta përgjysmojmë. Do të heqim taksën e infrastrukturës arsimore, që është absurde vëlla. Këto janë ndihma edhe për biznesin, për të ndihmuar edhe biznesin e vogël me marr një punëtor më shumë, me pas të ardhura më shumë, me i dhënë frymëmarrje“, tha Këlliçi.
Top Channel