Fotolajm/ Ukraina shpëton 138 civilë të bllokuar nga luftimet në Sudan

25/04/2023 14:06

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës tha se kishte shpëtuar 138 civilë që ishin bllokuar në Sudanin e shkatërruar nga lufta.

Evakuimi përfshinte 87 shtetas ukrainas – kryesisht specialistë të aviacionit dhe familjet e tyre. Qytetarët e Gjeorgjisë dhe Perusë u evakuuan gjithashtu.

Midis tyre janë 35 gra dhe 12 fëmijë”, tha agjencia e inteligjencës ushtarake GUR në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Të evakuuarit u dërguan në Egjipt ku tani po marrin ndihmë mjekësore, ushqim dhe ujë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel