Alibeaj prezanton kandidatin në Tepelenë: Ramë nga qeveria në 2013 për shkak të korrupsionit në PD, partinë e pastruam nga Berisha

25/04/2023 12:56

Kryetari i Partisë Demokratike vazhdoi takimet elektorale këtë të martë në Tepelenë, me akuza ndaj qeverisë dhe deklarata për “gabimet e partisë që drejton”.

Sipas Alibeajt, PD humbi në vitin 2013 për shkak të korrupsionit brenda partisë, ndërsa thotë se një reflektim për situatën është i nevojshëm.

“Në 2013 ramë nga  qeverisja për shkak të korrupsionit të PD duhet të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, ta shohim njëri tjetrin në sy, ta bëjmë historinë sikurse duhet sepse nëse arrijmë të kuptojmë se cila është arsyeja që në 2013 ramë nga qeverisja dhe nga 2013 e në vazhdim nuk ngritëm dot kokë. Edhe pse bëmë disa gabime, edhe pse morëm ndoshta rezultatin më të mirë, por të pamjaftueshëm për të rrëzuar regjimin. Një reflektim për veten tonë duhet ta bëjmë ne”.

Çfarë nuk shkonte tek ne? Cili ishte problemi tek ne? Në 2021? Sot pas 2 viteve histori e kuptojmë fare mirë se cili ka qenë problemi. Brenda nesh ka pasur gjurmë të korrupsionit të para 2013. E shqiptarët nuk harrojnë. Gjurmë korrupsioni të cilat për 8 vite ne nuk arritëm dot ti spastronim, si një detyrim politik i joni. Bie nga qeverisja, merr lavdet nga historia, reflekton me veten. Përse ndodhi?

Përpiqesh ta korrigjosh. Dhe përsë ndodhi? Fare qartë. Pikërisht sepse brenda nesh kemi pasur mentalitetin e idhullit, kultit të indivitit brenda partisë vazhdonte te ishte, vazhdonim ne ta quanim lideri historik Sali Berishën dhe gjatë kohës. Dhe pse tha dikur në 2013 po iki dhe nuk do të kthehem më. Dhe nuk iku asnjë herë, ndenji aty”.

Ndonëse i vonuar, thotë Alibeaj, vendimi për të pastruar PD-në nga Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ishte i duhuri.

“Ndaj miq, nga moment që është bërë kjo ndarje, e ka bërë ai, e kanë bërë ata, kanë gjetur më mirë të strehohen tek e majta, është detyrim yni që të prezantohemi në zgjedhje, në këtë situatë që jemi të vështirë, të plagosur jemi ne. Gjithë ai proces 1 vit e gjysmë, të plagosur jemi. Nga moment që ka shkuar ka zaptuar selinë atje dhe vjen sot u kërkon njerëzve vota. Si mund t’u kërkosh njerëzve vota, kur ke zaptuar një seli. Me çfarë morali mund t’u thuash njerëzve: jam i ndershëm, se unë do punojë për ju, se do përmbys regjimin korruptiv dhe hajdut të Edi Ramës?! Po ti je vet një njeri që në mes të Tiranës që nuk pyet as për ligj, as për respekt të institucionit”.

Akuzat, kryedemokrati i vazhdoi ndaj kryeministrit Ilir meta dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“32 vite Shqipëria vuan o ke Rama, o ke Berisha, o ke Meta. Të tre këta kanë bërë së paku ng dy herë marrëveshje me njëri-tjetrin. 2008-ën Berisha-Rama, 2009-ën Berisha-Meta, 2013-ën Meta-Rama. E pra, ky është Trekëndëshi i Bermudës. U ofrojnë shqiptarëve vetëm 3 element. 3 fosile të politikës, 3 dinozaur të politikës. Dhe të tre këta janë në politikë që nga 1990-ta. Njëri madje është edhe prej shumë kohësh më parë, sepse ka qenë sekretar partie edhe në atë kohë. Por nga 1990-ta, janë që të tre në politikë. Rama është që nga 1998 në pushtet, se në politikë po. Por të jesh në pushtet që nga 98-ta, e sot në 2023-in, besoj që këtu ka një problem të madh. Ndaj, ajo që është sfida jonë, e Partisë Demokratike është: ore të nxjerim një alternativë tjetër. Nuk janë vetëm këta të 3, të mykur, dinosaur”.

Në Tepelenë, Alibeaj prezantoi kandidatin Sokol Guga, të cilin e falënderoi “për qëndresën”, ndërsa u kërkoi tepelenasve ta votojnë.

“Kemi bërë një punë të mirë në aspektin historik. Ata që do të vijnë pas nesh, do të na japin respektin dhe nderimin që nuk e lamë Partinë Demokratike të kryqëzohej dhe nuk është pak. Pjesën tjetër pastaj e kemi në dorë ta ndërtojmë ashtu siç duhet Partia Demokratike. Kjo më pas, edhe të tjerët që do të vijnë pas nesh të mund ta çojnë edhe më përpara atë. Shumë faleminderit! Veçse nderime dhe respekte. Të votojmë kandidatin tonë, e të votojmë Partinë demokratike, numrin 9”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA