Kryeministri Rama mbajtjen e stafit njerëzor e ka cilësuar luftën e radhës së cilës Shqipëria duhet t’i mbijetojë.

“Kjo nuk është një garë, kjo është një luftë. Vendet e Evropës po vuajnë të gjithë, dhe ne si vend më i vogël por edhe pjesë e kontinentit jemi më vulnerabël, por duhet t’i mbijetojmë, prandaj nisëm rritjen e pagave”, deklaroi kryeministri.

Ministrja e Financave tha se rritja e pagave duhet të shoqërohet patjetër me produktivitet dhe për këtë qeveria do mbështesë financiarisht bizneset që do ta arrijnë.

Ne duhet të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë që produktiviteti i biznesit privat të rritet. Kjo është dhe arsyeja pse Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke punuar për të hartuar një politikë industriale e cila do të kanalizojë mbështetjen buxhetore drejt atyre sektorëve që janë më produktivë dhe sjellin rritje ekonomike”, u shpreh ajo.

Në forumin të klimës së biznesit kryeministri dhe ministrja e financave thanë se qeveria do investojë edhe më shumë në digjitalizim dhe inovacion për të mbështetur biznesin. Fronti i radhës është Inteligjenca Artificiale.

“Ne gjithashtu po punojmë për vënien në dispozicion dhe përdorim të Inteligjencës Artificiale për të digjitalizuar të gjitha shërbimet e tregut të punës, si dhe për të krijuar një dritare unike për të papunët, punëkërkuesit dhe emigrantët që rikthehen në atdhe”, tha Ibrahimaj.

“Inteligjenca Artificiale do të kryejë të gjitha prokurimet publike. Kompanitë do duhet të çojën vetëm ofertën ekonomike dhe asgjë tjetër. Duam t’i shkrijmë Komisionet e Vlerësimit të ofertave”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA