
Këngëtarja Rita Ora dukej mahnitëse teksa lëvizte në rrugët e New York, më një veshje sportive.
Teksa tregonte linjat e saj të tonifikuara, 32-vjeçarja buzëqeshi para kamerave, gjatë kohës që po kthehej në hotelin e saj pas një stërvitje rraskapitëse.
Ajo ishte veshur me të zeza, ndërsa aksesorët nuk munguan, syze dhe kapele me po të njëjtën ngjyrë.
Më herët gjatë ditës Rita u fotografua teksa lëvizte me veshje sportive, ndërsa ishte e fokusuar në telefonin e saj teksa shëtiste nëpër qytet me motrën e saj menaxhere, Elena Ora.
Kjo paraqitje e këngëtares vjen pak kohë pasi Rita zbuloi për mediat se u grind me bashkëshortin e saj Taika Waititi gjatë kohës së realizimit të kripit të saj më të fundit.
Këngëtarja publikoi këngën e saj të re “Praising You”, një përditësim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999, “Praise You”.
Top Channel