Makina hyn me shpejtësi drejt turmës, plagosen disa persona në Jeruzalemin Lindor

24/04/2023 22:25

Pesë persona janë plagosur në një sulm me makinë në Jerusalemin qendror, pasi autori hyri në mes të turmës me makinë.

Sulmuesi, i cili ishte një izraelit, u vra në vendin e ngjarjes pranë tregut të frekuentuar Machane Yehuda nga një civil.Nuk dihet ende motivi përse 39-vjeçari bëri këtë veprim të rëndë, ndërsa sulmet izraelito-palestineze janë rritur ndjeshëm këtë vit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri një deklaratë për sulmin vetëm pak minuta pasi mësoi për të. Ai deklaroi se sulmi terrorist kujton se toka e Izraelit dhe shteti i tyre janë fituar me shumë sprova dhe mundime.

Izraeli ka pësuar incidente të shpeshta dhune në javët e fundit pasi muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit përkoi me festën e Pashkës hebreje në fillim të këtij muaji. Izraeli ishte në gatishmëri të shtuar përpara Ditës Përkujtimore, e cila kujton ushtarët dhe civilët që janë vrarë në konflikte dhe sulme që nga viti 1860.

Në orët e para të së hënës, një palestinez 20-vjeçar u vra me armë gjatë një bastisjeje arrestimi të ushtrisë izraelite në një kamp refugjatësh pranë qytetit të Jerikos, në Bregun Perëndimor.

Që nga fillimi i këtij viti më shumë se 90 palestinezë,  militantë dhe civilë, janë vrarë nga forcat izraelite.

Top Channel