Për Mertesacker, ish-lojtari i Arsenalit, kujtoi emërimin e tij trajner i përkohshëm i “Topçinjve” në sezonin 2019/2020.
“Isha në krye të ekipit për tri javë së bashku me Freddie Ljungberg, kur u largua Unai Emery, dhe ishte tronditja e jetës sime. Për mua, ishte dërrmuese. E kuptova që stërvitja nuk ishte diçka që doja, ndaj isha i lumtur që u ktheva në rolin tim si drejtues i akademisë”, ka rrëfyer Mertesacker në një intervistë për “The Sun”, duke vlerësuar Mikel Artetën, trajnerin aktual të londinezëve:
“Mikel Arteta kishte një detyrë shumë të vështirë kur mbërriti. Donte të zhvillonte ekipin bazuar në vlera për të vendosur standarde të reja në klubin. Ai ndryshoi qartë rrjedhën e klubit dhe i çoi në një pozicion të shkëlqyeshëm, i cili i lejon ata të luftojnë për titullin”, përfundoi Mertesacker.
Top Channel