26/12 19:45
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua një intervistë e stilistit të njohur të flokëve Tommasso Incamicia.
Stilisti italian vizitoi Shqipërinë për herë të parë pak ditë më parë dhe ndër të tjera foli edhe për bashkëpunimin me Chiara Ferragnin.
“Bashkëpunimi im me Chiarën nisi pas periudhës së Covidit dhe zgjati 2 vite e gjysmë, ishte një bashkëpunim i bukur. Më duhet të them se ende e ruajmë marrëdhënien me njëri-tjetrin. Ajo është një njeri ashtu siç shfaqet në rrjetet sociale. Fiks ashtu. Nuk shtiret. Është një njeri i vërtetë, një nënë, një grua e suksesshme. Është një njeri që kërkon shumë prej vetes dhe sigurisht edhe prej nesh. Megjithatë më të e ndjen veten shumë mirë”, u shpreh ai.
Top Channel