Kim Kardashian tregoi belin e saj tepër të hollë në tapetin e kuq, teksa iu bashkua edhe vajza e saj nëntë vjeçare Noth West.
42-vjeçarja e rrjeteve sociale dukej absolutisht mahnitëse në ndarjen e çmimeve të modës në Los Angeles të The Daily Front Row të dielën në mbrëmje, i cili shfaqi tapetin e kuq të mbushur me yje .
Ajo u sigurua që të shfaqte gjithë punën e saj të palodhur, ndërsa ishte veshur me dy pjesë ngjyrë gri, ku në pjesën e sipërme kishte vetëm një “crop top” ndërsa nga mesi e poshtë kishte veshur në fund të gjatë, i çarë në njërën anë, ku dukej kofsha.
Kim ishte e gatshme për të nderuar mikun e saj Chris Appleton, i cili po merrte titullin si Artisti i Flokëve të Vitit.
Ajo i shtoi edhe disa aksesorë pamjes së saj, ku mund të themi që guxoi, pasi vendosi disa rrathë të mëdhenj në dorën e majtë dhe në qafë vendosi një aksesor të madh të dyja në ngjyrë argjendi.
Këto aksesorë i kombinoi edhe me këpucët e saj po ashtu argjendi.
North veshi një kostum të zi mbi një T-Shirt me çizme të zeza Dolce & Gabbana. Ylli i ri e kompletoi pamjen duke u aksesuar me një varëse të madhe prej platini dhe syze të errëta.
Top Channel