Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u bëri thirrje qytetarëve të katër komunave në veri të Kosovës që të votojnë në zgjedhjet lokale.

Ai tha se zgjedhjet po mbahen “në një atmosferë të qetë dhe demokratike”.

“Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara”, shkroi ai në Facebook.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen sot në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Po ashtu, qytetarët po votojnë për të zgjedhur përbërjet e reja të asambleve komunale në Leposaviq dhe Zveçan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA