“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Avokat Spartak Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma
25/12 15:33
Për herë të parë në teatrin Petro Marko në Vlorë u vu në skenë një komedi muzikore.
Vepra “Vrasje në Paris”, e fundshekullit të 19, e komediografit francez Eugene Laviche, erdhi për publikun vlonjat nën regjinë e Laert Vasilit dhe interpretimin e një kasti aktorësh të zgjedhur.
Shfaqja ishte një miskim mes Parodisë dhe Satirës, ndërsa i foli shqip aktualitetit të ditëve tona.
Emocioni para publikut vlonjat edhe për aktorin Margent Caushi ishte i madh.
Vlerësime për shfaqen, shprehën dhe spektatorët që mbushën sallën. Ndërkohë komedia “Vrasje në Paris” do të shfaqet përgjatë gjithë fundjavës në teatrin Petro Marko, për t’u rikthyer sërish fundjavën e ardhshme.
Top Channel