Kristaq Skënderi, pensionisti nga Fieri ende nuk e ka braktisur profesionin e tij dhe vijon të punojë për riparimin e elektromotorëve me defekt.
Procesi i avolzhimit është një punë e veçantë por edhe e rrallë për ditët e sotme. 73 vjecari zëvendëson spiralet e bobinave të djegura të elektromotorrëve që përdoren në industri, dhe pajisjeve të tjera me fuqi të lartë.
Çdo mëngjes Kristaqin apo siç e thërrasin Usta Kiçua e gjen duke punuar në servisin e tij pranë banesës.
“Kur tregon se këtë punë e bën më tepër për pasion por edhe për të mbledhur pak të ardhura pasi pensioni për të është i pamjaftueshëm. Gjithçka nisi si nevojë pas viteve 1998 kur “Usta Kicua” si i flasin të gjithë u largua nga puna e shtetit në Institutin e Naftës. Fillova të punoja në avolzhimin e bobinave të elektromotorëve prej 98′ dhe duke vijuar edhe në ditët e sotme. Është punë që kërkon vëmendje tregon Krisraqi pasi çdo elektromotor ka një numër të caktuar telash dhe nese gabo, cdo gjë ka dështuar”– thotë tekniku i elektromotorëve, Kristaq Skënderi.
Për gati 25 vjet Usta Kiço ka kaluar në duar dhe ka futur në punë me qindra e mijëra elektromotorë. Ai tregon se edhe sot ky profesion është i rrallë pasi shumë elektromotorë zvendësohen me të rinj por ata me fuqi të madhe motorike kushtojnë më shumë dhe ndaj klientët vijnë dhe i riparojnë ende.
“Jam i kënaqur nga ky profesion që e ushtroj prej më shumë se 5 dekada dhe jam munduar që t’ia trashegojë edhe njerit prej dy djemëve të mi”– shprehet Skënderi.
Top Channel