“Samson et Dalila” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit përgjatë datave 24, 26 dhe 28 prill.
Mexosopranoja Vikena Kamenica sërish protagoniste në 2018 e ka interpretuar rolin e saj në skenën e operas së Metz në Francë. Kësaj here në skenën shqiptare ajo shpreh emocionin e saj që në provat e shfaqjes.
Instituti Italian i Kulturës ka mbështetur praninë e dirigjentit Marco Attura, tenorit Dario Di Vietri dhe baritonit Luca Bruno për vënien në skenë të Samson et Dalila. opera në tre akte është frymëzuar nga episodi i njohur biblik i Samsonit dhe Delilah.
Vepra tregon historinë e çlirimit të izraelitëve nga dominimi i bezdisshëm i filistinëve nga Samsoni. Heroi, një njeri me forcë të jashtëzakonshme që askush nuk mund ta mposhtë në fushë, joshet nga priftëresha filistene Delilah, e cila me dinakëri i zhvat sekretin e fuqisë së tij. Në fund, ndërhyrja e Zotit do t’i çojë izraelitët në një përfundim pozitiv, por tragjik.
Samson et Dalila, opera nga Camille Saint-Saëns (kami sans sons)që u shfaq premierë në Weimar (vaima) më 2 dhjetor 1877, pasi ishte refuzuar më parë në Paris për portretizimin e temës biblike. “Bacchanale” e saj ekzotike dhe sugjestive, fragmenti më i njohur i operës, interpretohet shpesh në koncerte si një aranzhim instrumental.
Top Channel