Dikur Syrja Tomorri mblidhte qumësht me një karrocë me kalë. Biznesin e ka zhvilluar sot në një fabrikë moderne përpunimi në Velmish të Roskovecit.
60-vjeçari e kishte lënë emigrimin në Greqi që në vitin 2000 dhe me shtysën e bashkëshortes nisi të punojë me qumështin.
“E nisa fillimisht me një biroce me një kalë, që edhe atë e mora borxh tek një i afërm. Ngritëm një barakë të vogël me blloqe ku kryenim përpunimin e qumështit dhe më pas produktet i transportoja me autobusë në qytetin e Fierit dhe Beratit”, thotë biznesmeni i qumështit.
Me prodhimet e tij e ka të siguruar tregun e shitjes.
“Çmimi i shitjes së qumështit është rritur dhe po kështu është rritur edhe interesi i blegtorëve për të rritur numrin e krerëve në bagëti duke krijuar edhe mini kooperativa”, thotë Tomorri.
Sot në fabrikën e tij janë punësuar 14 punonjës, ndërsa këtë vit aplikoi për herë të parë për subvencione.
Top Channel