KQZ publikon rezultatet paraprake, LVV dhe PDK fitojnë nga dy komuna në veri
23/04/2023 21:10
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviçit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej.
Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave, apo 196 vota.
Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.
Kandidatja e pavarur në këtë komunë, Sllagjana Pantoviç, që ishte kandidatja e vetme serbe fitoi pesë vota, apo 2.6 për qind.
Top Channel