“Klasikët n’lissus”/ Koncerti në Lezhë nga nxënësit e shkollës së muzikës

23/04/2023 13:27

E shtuna ka rezervuar për artdashësit lezhjanë një koncert muzikor të shumëpritur.

Për herë të parë në qytet u zhvillua një koncert klasik me protagonistë 5 instrumentistë nga shkolla e muzikës, shoqëruar nga një ansambël profesionistësh.

“Klasikët n’lissus” ishte i pari koncert i këtij formati në Lezhë me muzikën e kultivuar në një sfidë të madhe që sollën Nikolas Gjoni, Sonila Bushi, Melisa Figuri, Armelinda Dida dhe Fabio Markolaj të shoqëruar nga Ansambli i Harqeve “Musica nova”.

Një koktejl artistik, për të cilin artdashësit e shumtë në numër duket se kishin “etje”.

Ky ishte një organizim i mësuesve dhe nxënësve të klasave të muzikës në shkollën “Besëlidhja”, që u mbështet nga Ministria e Kulturës.

Koncerti synon, që krahas promovimit të talenteve të reja, të nxisë edhe rritjen cilësore të aktiviteteve kulturore në qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA