Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën Ky është një nga kontejnerët që të dielën do të kthehet në qendër të votimit. Këtë të shtunë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për t’u funksionalizuar e kthyer në shërbim të votuesve të kësaj komune.
Që nga e premtja ky kontejnerë dhe 13 të tjerë që ndodhen në katër komunat veriore të vendit janë duke u mbikëqyrur nga Policia e Kosovës.
Këto 13 qendra alternative janë të vendosura nëpër rrugët nacionale dhe magjistrale në Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.
Janë vetëm gjashtë qendra të zakonshme, kryesisht shkolla që do të hapen për votuesit në fshatrat e banuara me shqiptarë.
Numri i votuesve që pritet në këtë zgjedhje është rreth dy mijë pasi që serbët do to bojkotojnë votimin, mbi faktin se nuk ndihen të përfaqësuar e këto zgjedhje nuk organizohen nga Serbia.
“Nuk do të votoj, sepse këto nuk janë zgjedhje demokratike. Gjithcka që ndodhë është rreth i regjimit të Millosheviçit. Gjithcka që Millosheviç u ka bërë shqiptarëve tani, shqiptarët ua bëjnë serbëve.”
“Nuk do të votoj sepse nuk janë zgjedhje të Serbisë. Jetoj në Mitrovicë, por ata që kandidojnë nuk janë nën qeverisjen e Vuciç”
Përkundër tensioneve të ditëve të fundit në veri të Kosovës, pritet që e diela të jetë e qetë, por përshkallëzimi do të vijë pas procesit thonë njohësit.
Për përmbajtje dhe qetësi në ditën e zgjedhjeve ka bërë thirrje edhe Bashkimi Evropian duke shtuar që është koha e duhur që shqiptarët dhe serbët të gjejnë rrugën e pjesëmarrjes aktive në qeverisjen lokale.
Ndërkohë, presidentja e Kosovës ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhje duke u thënë serbëve që të refuzojnë shantazhin e frikësimin.
Më 23 prill votohet për kryetar të komunave në Zvecan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.
Top Channel