“Përpara” e PS-së, tallava?/ Debat mes Jul Dedës e Kastro Zizos: Injorantë jemi ne?! Masa do…

21/04/2023 22:38

“Përpara”, kënga e fushatës së Partisë Socialiste, ka nxitur debate në opinionin publik. Disa e konsiderojnë një këngë ritmike, ndërsa të tjerë një tallava aspak serioze.

Në një diskutim në studion e “Më lër të flas”, Renis Gjoka, Jul Deda, Kastro Zizo dhe Zefina Hasani komentuan muzikën dhe tekstin e këngës “Përpara”.

Renis Gjoka e cilësoi tekstin ofendim për masën.

“Me përzgjedhjen që i kanë bërë këngës, mendoj se është një lloj ofendimi për masën. Dihen botërisht shijet e kryeministrit për muzikën, që janë shumë larg me atë këngë”.

Ndërsa Kastro Zizo u shpreh se kënga është bërë për t’u përdorur nga PS në fushatë me qëllim që të fitojë zgjedhjet:

“Çështja është që në rastin konkret, janë disa njerëz që kandidojnë për të fituar. Të gjithë kanë një qëllim për të fituar. Ky material është bërë që të jetë një kolonë zanore e takimeve elektorale të një force politike që synon të fitojë”.

Mes artistëve të ftuar vazhdoi debati për përzgjedhjen e zhanrit muzikor dhe mesazhin e këngës.

Renis Gjoka: Unë nuk po them pse qeveria nuk nxori një këngë proteste, një këngë të zymtë etj. Shumë mirë që ka nxjerrë një këngë për të kërcyer, një këngë të hareshme për të treguar që ne jemi shumë mirë. Problemi është se teksti që ajo këngë ka brenda, është në një zhargon rruge. Nuk është e hijshme që për një këngë fushate, të ketë atë lloj zhargoni.

Jul Deda: Varet në çfarë konteksti ti e ve këngën. Fushatat, partitë politike, kur bëjnë një projekt muzikor që është i personalizuar për këtë fushatë. Ka një problem që te slogani. Jo më mbrapa, vetëm përpara. Dhe të mos harrojmë që ne kemi një degradim. Kemi degradim politik. Dhe kryeministri apo kush ka zgjedhur këtë zhanër, instinktivisht ka shkuar te tallavaja. Sepse kështu është situata. Ke një kryeministër që tallet. Jemi në këtë vorbull. Kënga e fushatës nuk bëhet për klikime, bëhet për fushatë. Çdo këngë fushate ka mesazh.

Vjen nga kënga “Shumë zhurmë” në një këngë tallava, me këtë këngë ai thotë se si e sheh ai Shqipërinë.

Kastro Zizo: Po jo o burrë. Ai ka bërë disa statistika, kush funksionon më shumë

Jul Deda: Pse injorantë jemi ne?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA