Besimtarët mblidhen për lutjet e Bajramit në xhaminë Hagia Sofia në Stamboll (fotot)

21/04/2023 19:10

Muslimanët mblidheshin sot për lutjet e Bajramit në xhaminë e Stambollit Hagia Sofia, duke shënuar fundin e muajit të Ramazanit.

Në Arabinë Saudite ku janë tempujt më të shenjtë muslimanë dhe në vende të tjera muslimane ‘sunni’, festa e Bajramit u shënua të premten.

Ndërsa disa vende me shumicë muslimanë shiite kanë vendosur ta kryejnë festën të shtunën, shkruan rrjeti francez AFP.

“Të premten është dita e parë e Bajramit teksa të enjten ishte dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit,” njoftonte agjencia shtetërore e lajmeve të Arabise Saudite.

Autoritetet në Emiratet e Bashkaura Arabe, në Katar, Jordania e Sudan gjithashtu kanë njoftuar ditën e Bajramit të premten.

Në një deklaratë të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe autoritetit më të lartë musliman të Irakut shiite, Ali Sistani, thuhej se në vendet e tyre Bajrami do të nisë të shtunën.

Omani gjithashtu do të nisë Bajramin të shtunën, siç do të bëjë dhe Indonezia, vendi me popullsinë muslimane më të madhe në botë.

Hagia Sophia është një xhami dhe vend i njohur kulturor dhe historik në Stamboll, Turqi. Xhamia u ndërtua fillimisht si një kishë ortodokse lindore dhe u përdor si e tillë nga viti 360 deri në pushtimin e Kostandinopojës nga Perandoria Osmane në 1453.

FOTO GALERI
2/3
Xhamia u ndërtua fillimisht si një kishë ortodokse lindore dhe u përdor si e tillë nga viti 360 deri në pushtimin e Kostandinopojës nga Perandoria Osmane në 1453.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA