Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ishte sot në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Bajramin e Madh.
Abdixhiku deklaroi se populli i Kosovës ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë, siç janë solidaritet e përkushtimi ndaj njëri-tjetrit.
“Sot myftiut Tërnava, bashkëpunëtorëve të tij, dhe nëpërmjet tyre të gjithë komunitetit mysliman në Kosovë, i uruam festën e Fitër Bajramit, një festë që vjen pas një muaji të shenjtë të agjërimit, sakrificës, dhe përkushtimit ndaj vetë Krijuesit, me shpresë që lutjet e tyre, agjërimi, dhe çdo përpjekje në rrugë të Zotit të jetë e pranuar nga vetë Zoti. Në këtë festë të rëndësishme dhe me traditë në vendin tonë, shpresojmë t’i rikujtojmë e t’i kultivojmë këto vlera njerëzore fillimisht, ndaj solidaritetit, përkushtimit dhe qëndrimit ndaj njëri-tjetrit. Vendi ynë ka nevojë për këto vlera”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku ishte i shoqëruar nga figura të tjera të rëndësishme të partisë së tij.
Top Channel