Luiz Ejlli, konkurrenti më i komentuar i Big Brother Vip, në një bisede me Dea Mishel, me të cilën të dy luftojnë për të qenë finalistët e parë, se nëse nuk e fiton ai këtë garë mes tyre do të lërë shtëpinë.

Sipas tij nëse ai nuk shpallet finalisti i parë, do ta lërë shtëpinë pasi e sheh Dean si konkurrente të dobët, dhe nuk e pranon dot faktin të mundet nga ajo.

Luizi: Un ju kam gjurmuar të gjithëve. T’ju kisha lënë me ik do ishit ju finalistët e parë, jo unë.

Dea: Atë nuk e di se kush do jetë finalisti i parë.

Luizi: Unë dal.

Dea: E ke vendosur?

Luizi: E vdekur.

Dea: Po sikur të mos dalësh?

Luizi: Dal prej shtëpie, të rri kot?

Dea: Pse kot?

Luizi: Me më mundur Dea..

Dea: Pse ça kam unë mos të të mund?

Luizi:Shumë e dobët.

Dea: Pse jam e dobët, se nuk kam bërë atë që bën ti?

Luizi: Thjesht s’ke bërë asgjë.

Dea: Po për mua je ti i dobët.

Luizi: Ok, e drejta jote.

Dea: Se ke bërë gjëra të shëmtuara.

Pasi Luizi u largua nga biseda, Dea Mishel i tha Krisitit se e shihte si një përballje shumë interesante, mes dy ekstremeve të shtëpisë.

“Kur e shikon si përballje është vërtet interesante se është njeriu që ka ofenduar më shumë, që ka bërë më shumë lojë në shtëpi, dhe jam unë që s’kam dashur të bëj lojë, kam qenë e vërtetë dhe s’kam dashur të ofendoj njeri”, u shpreh Dea.

“Jemi dy ekstremet e kësaj shtëpie, unë dhe Luizi. Unë kam qenë aktive, po kam qenë më e butë, e qetë. Dhe ky thotë s’ke bërë asgjë se nuk e kupton dot fare, se ky ka bërë lojë të shëmtuar çdo kohë, ashtu siç unë nuk e kuptoj dot lojën e shëmtuar që ka bërë ai. Se kuptojmë dot fare njëri tjetrin”, shtoi konkurrentja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA