Panda në hua nga Kina vdes në kopshtin zoologjik të Tailandës (fotot)

19/04/2023 18:56

Një arushë panda e huazuar nga Kina në një kopsht zoologjik të Tailandës që ishte bërë e njohur me transmetimin direkt në rrjet për dashamirësit, ka vdekur në moshën 21 vjeçare.

Lin Hui ishte e fundit nga tre pandat e huazuara në Tailandë që jetonin në ambjentet me ajër të kondicionuar në kopshtin Chiang Mai prej vitit 2003, dhe duhet të kthehej në Kinë në tetor.

Arusha që njihej për nxitjen e ulët seksuale jetonte me mashkullin Chuang Chuang – i cili kishte vdekur në 2019 dhe ishin pjesë e asaj që njihet nga mediat si programi i “diplomacisë së pandave” të Pekinit.

Drejtori i kopshtit Vutthichai Muangman tha se Lin Hui kishte pasur një rrjedhje gjaku nga hunda të martën dhe shpejt gjendja e saj u përkeqësua, duke rënë në gjendje kome, teksa ngordhi disa orë më vonë.

Kreu i kopshteve zoologjike tajlandeze tha se ekspertë kinezë e vendas do të kryejnë një autopsi për të mësuar shkakun e vdekjes.

Prej vitesh Lin Hui e Chuang Chuang nuk arritën të lindin natyralisht këlyshë megjthë teknikat e shumta të përdorura nga zyrtarët.

Pas ngjizjes artificiale, Lin Hui lindi më në fund Lin Ping në vitin 2009, duke u bërë e njohur për publikun në Tailandë.

Dashamirësit e saj ndiqnin pamjet direkte nga kamerat e kopshtit që u transmetuan nga viti  2009 deri në 2012.

Fansat shkruanin në rrjetet sociale për keqardhjen e tyre.

“E shikoja shpesh në televizion, më jepte motivim, u prehsh në paqe Lin Hui,” shprehej një përdorues.

Zyrtarët thanë se Tailanda duhet të paguajë tashmë 15 milionë baht ($435,000) për Kinën në formën e sigurimit të jetës së kafshës.

FOTO GALERI
2/3
Arusha që njihej për nxitjen e ulët seksuale jetonte me mashkullin Chuang Chuang – i cili kishte vdekur në 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA